Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Përfunduan protestat e emigrantëve në Greqinë Veriore

Foto: BGNES

Pas tri ditëve të përplasjeve me policinë në Greqinë Veriore 60 refugjatët e fundit u larguan nga kampi i tyre i improvizuar. Në fushë të hapur pothuaj 1000 klandestinë qëndronin në vazhdim të tri ditëve duke shpresuar se do të vazhdojnë rrugëtimi e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Veriore. Situata u provokua për shkak të njoftimeve të rreme në rrjetet sociale në internet se kufizimet e lëvizjes së tyre janë hequr. Shumica e emigrantëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.


Partia e Erdoganit kërkon numërim të dytë të fletëvotimeve në Stamboll

Foto: BGNES

Partia qeverisëse në Turqi – e Drejtësisë dhe Zhvillimit, kërkoi numërim të dytë të fletëvotimeve në Stamboll për zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 31 mars. Partia pohon se deri tani janë numëruar vetëm 70% e fletëvotimeve të pavlefshme dhe janë bërë në mënyrë të organizuar parregullsi dhe shkelje. Sipas rezultateve jozyrtare kandidati i opozitës nga Partia Popullore Republikane ka një fitore të ngushtë me 48,79%, derisa Binali Yildirim nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit mbetet në vend të dytë me 48,51% prej votave.


Në Beograd u zhvillua protesta e 18-të me radhë kundër Presidentit Vuçiç

Foto: BGNES

Para ndërtesës së qeverisë në Beograd u zhvillua protesta e tetëmbëdhjetë në masë kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrësit vendosën gardha rreth godinës së bashkisë, duke brohoritur për dorëheqjen e Presidentit dhe Zëvendëskryetarit të bashkisë së Beogradit. Protesta tjetër do të zhvillohet më 13 prill me moto: “Të gjithë si një”.


G-7 u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre

Foto: BGNES

Në samitin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të G7 në Francë pjesëmarrësit u drejtuan një mesazh Serbisë dhe Kosovës – që të angazhohen me arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Në samit diplomatët e parë të SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e  jashtme dhe çështjet e sigurisë, pohuan angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, qëndrueshmërinë, prosperitetin dhe perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.


Mbi 100 kg. kokainë doli në sipërfaqe në det në rajonin e Konstancës

Foto: reuters.com

Dhjetëra paketa me kokainë të pastër ishin nxjerrë nga dallgët në bregun e Detit të Zi afër qytetit rumun Konstanca. Sipas policisë bëhet fjalë për mbi 100 kg. drogë. Që nga fillimi i javës së kaluar në bregdetin rumun zhvillohet operacion i madh policor kundër trafikut të narkotikëve me pjesëmarrjen e më shumë se 300 nëpunësve të policisë, xhandarmerisë dhe forcave doganore. Ndoshta paketat e gjetura me kokainë janë pjesë e partisë që ishte gjetur në fund të muajit të kaluar në deltën e Danubit. Atëherë ishte njoftuar se është gjetur një varkë me një fund të dyfishtë, ku janë transportuar pothuaj 1 ton kokainë me vlerë në tregun e zi mbi 300 mln. euro.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD