Aleksis Tsipras: Greqia ka rol kryesor në Ballkan
Greqia u bashkua me iniciativën “16+1” të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore plus Kina, duke u bërë anëtari i saj i 17. Në takimin e iniciativës në Dubrovnik Kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi se me këtë akt Greqia e ka ripohuar rolin e saj të një qendre lidhëse të shteteve ballkanike dhe të një garanti të stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në pjesën verilindore të Mesdheut, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai shënoi se zgjidhja e debatit për emrin i ka hapur dyert për anëtarësinë e Athinës në “16 + 1”.
Përleshje në një demonstratë antiqeveritare në Tiranë
Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, shpërthyen përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilët thërrisnin kundër qeverisë së Edi Ramës dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Përkrahësit e opozitës nga tërë vendi kaluan në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar. Një pjesë prej tyre bëri provë për të hyrë në godinën e qeverisë, por u ndalua nga kordoni i policisë dhe gazi lotsjellës. Gjatë përleshjeve u plagosën disa policë.
Protestat në Serbi kundër Presidentit Vuçiç nuk ndalojnë
Mijëra qytetarë nga mbarë Serbia protestuan për herë të radhës në qendër të Beogradit kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Protestat, që vazhdojnë tashmë katër muaj për shkak të dhunës së ushtruar kundër gazetarëve dhe një lideri të opozitës, çuan në krijimin e lëvizjes “Një nga pesë milionë”, e cila i organizon protestuesit, pasi Vuçiç tha se madje demonstruesit të jenë 5 mln ai nuk do t’i marrë parasysh. Në fund të çdo një jave të punës mijëra serbë në dhjetëra qytete takohen me kërkesa të ndryshme – nga ndryshimet ekonomike dhe ndryshimi në politikën për Kosovën deri tek dorëheqja e Presidentit. Opozita nuk është unike në kërkesat e veta, ndërsa mediat kritike serbe paralajmërojnë se kohët e fundit iniciativën e ka ndërmarrë lideri i lëvizjes së të djathtës ekstreme “Dveri” Boshko Obradoviç.
Partia në pushtet në Turqi ngul këmbë për zgjedhje të reja në Stamboll
Partia në pushtet e Presidentit turk Recep Erdoğan ngul këmbë për zgjedhje të reja në Stamboll pas zgjedhjeve vendase, që u zhvilluan më 31 mars, për shkak të disa çrregullimeve të konstatuara, të cilat sipas partisë kanë ndikuar mbi rezultate. Sipas numërimit të deritanishëm në Stamboll tani për tani përparësi ka Ekrem Imamoglu – kandidati i Partisë Popullore Republikane në opozitë. Pasi Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit humbi vendet për kryetarë bashkie në shumicën e qyteteve të mëdha të vendit, ndërsa dallimi mes Imamoglusë dhe ish-Kryeministrit Binali Yıldırım (kandidat i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit) në “betejën” për Stambollin ishte më pak se një për qind pushtetarët kërkuan edhe një numërim në disa rrethe.
Një foshnjë prej tre prindërish lindi në Greqi
Një foshnjë me ADN-në e tre prindërve lindi në Greqi si rezultat i një teknike të diskutueshme Procedura e riprodhimit in-vitro u realizua nga një ekip greko-spanjoll. Ai e ka transferuar materialin gjenetik me kromozomet e nënës në vezën e një gruaje – donatore, ku është asgjësuar materiali i saj gjenetik. Pas kësaj është realizuar fekondimi in vitro me spermën e babait, ndërsa embrioni është vendosur në trupin e nënës. Deri tani grekja 32 vjeçe ka pasur disa prova të pasuksesshme in vitro.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..
“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..
Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..
Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot..