Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Pritet një raund i paqartë i zgjedhjeve presidenciale ne Maqedoninë e Veriut

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska / Foto: BGNES

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut mezi arriti 42 për qind prej gjithsej 1 800 000 votuesve të regjistruar, ndërsa 4 për qind prej fletëvotimeve, ose mbi 34 mijë janë jovalide. Në këtë situatë vendi është kërcënuar nga një krizë konstitucionale pas raundit të dytë të zgjedhjeve më 5 maj. Kandidati i socialdemokratëve dhe shqiptarëve në pushtet Stevo Pendarovski do të fitojë vështirë në raundin e dytë pa votat e kandidatit të tretë, që tashmë u largua nga gara presidenciale – të shqiptarit Blerim Reka. Me siguri përkrahësit e Rekës nuk do të votojnë për kandidaten e opozitës Gordana Siljanovska. Pavarësisht se kush nga ata të dy do të marrë më shumë vota, në rast pjesëmarrjeje nën 40 për qind zgjedhjet nuk do të ishte konstitucionale. Ligji kryesor nuk sqaron nëse në rast të tillë duhet të ketë zgjedhje të reja presidenciale, ose nëse Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet nga Parlamenti.


Rumania miratoi një memorandum për ndërtimin e urës së re mbi lumin Danub

Qeveria rumune ka miratuar një memorandum për ndërtimin e urës së re mbi lumin Danub mes qytetit rumun Zimnicea dhe atij bullgar Svishtov nëpërmjet partneritetit publiko-privat. Anëtarët e qeverisë theksuan se trafiku intensiv mes Rumanisë dhe Bullgarisë dhe rritja e këmbimit tregtar dhe lëvizjes transit mes dy shteteve tona e bëjnë këtë projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm. Lidhja rrugore mes Svishtovit dhe Zimnicea e shkurton itinerarin Bullgari-Rumani-Evropa Qendrore dhe Perëndimore me katër orë, në krahasim me rrugën përmes Urës së Danubit tek qytetet Ruse, Giurgiu.


SHBA-të janë kundër aderimit të Serbisë me Bashkimin Euroaziatik

Mediat në Serbi njoftojnë se vendi është paralajmëruar nga SHBA-ja që të mos aderohet me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, sepse ai është rrugë me një drejtim dhe është në kundërshtim me bisedimet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Diplomatët perëndimorë në Beograd gjithashtu janë të mendimit se krijimi i zonës së tregtisë së lirë mes Bashkimit Euroaziatik dhe Serbisë është në kundërshtim me pjesëmarrjen në tregun unik evropian. Ambasadori rus në Beograd Aleksandër Çepurin shpalli se bisedimet me Serbinë kanë përfunduar dhe se procedura e nënshkrimit të marrëveshjes gjatë muajit tetor tashmë është startuar.


Ankaraja dhe Athina përsëri kanë kundërshtime për Ishujt e Egjeut

Foto: news.gtp.gr

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i bëri thirrje Greqisë për të respektuar statusin e demilitarizuar të Ishujve të Egjeut. Ankaraja është e mendimit se Athina e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet, duke i armatosur ishujt në Detin Egje dhe kështu e prish miqësinë mes fqinjëve. Ministria greke e Punëve të Jashtme u përgjigj se Turqia duhet të mësohet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të mos e interpretojë në mënyrë të njëanshme.


Takim i liderëve të Serbisë dhe të Kosovës në Berlin

Hashim Thaçi, Angela Merkel dhe Aleksandër Vuçiç në samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë muajit maj 2018 në Sofje / Foto: BGNES

Ditën e dytë pas Pashkëve Ortodokse Gjermania dhe Franca do të takojnë në Berlin liderët e Serbisë dhe të Kosovës Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi. Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Emmanuel Macron duan që të gjendet një formulë për zgjidhjen e problemit mes Serbisë dhe Kosovës. Berlini dhe Parisi bëjnë provën e radhës për ta shpëtuar politikën e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke e minimizuar ndërhyrjen e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës në regjion. Bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës janë të bllokuara nga këmbëngulja edhe e të dyja shteteve, kështu qe detyra e Merkelit dhe Macronit nuk është e lehtë.


Shqipëria merr ndihmë ushtarake nga SHBA-ja

Olta Xhaçka gjatë vizitës së saj në SHBA për nënshkrimin e marrëveshjes / Foto: marinecorpstimes.com

SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë 3 helikopterë të tipit Black Hoke për forcimin e kapacitetit të ushtrisë shqiptare. Makinat janë jo vetëm pjesë e pakos së ndihmës ushtarake amerikane për Tiranën, e cila u aderua me NATO-n në vitin 2009 dhe është në proces të ndërrimit të armës së saj të vjetër me armë moderne, që t’u përgjigjet standardeve të Aleancës. Shqipëria merr pjesë rregullisht me kontingjente të vogla në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare dhe në operacionet e NATO-s dhe ka nevojë për mjete taktike ajrore transporti, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila nënshkroi në Uashington marrëveshjen për ndihmë ushtarake amerikane.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD