Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: “Sova Haris”: përparësi për GERB ndaj Partisë Socialiste

Foto: cor.europa.eu

Sondazhi më i ri i agjencisë sociologjike “Sova Haris” regjistroi një ndryshim të vogël të parapëlqimeve të votuesve par zgjedhjet për deputetë evropianë, të cilat do të zhvillohen më 26 maj. Sipas agjenisë për partinë qeverisëse GERB dhe partnerin e saj Bashkimi iForcave Demokratike do të votojnë34,4%, për Partinë Socialiste Bullgare – 33,5%, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë –c13,7%, për “Volja” – 4,7% për koalicionin VMRO – Demokracia e Re Bullgare – 4,4%, kurse për “Ataka” – 3,8%. Pjesa e njerëzve të cilët janë të sigurt se do të votojnë është rritur deri më 50,9%. Nuk dinë se për kë të votojnë vetëm 14%, ata që nuk do të votojnë janë 25,2%. Këto rezultate tregojnë barazi mes dy forcave kryesore politike GERB dhe Partia Socialiste. Përparësia e qeveritarëve është brenda marzhit të gabimit statistikor, prandaj çdo një prognozë për fituesin eventual mbetet spekulative.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD