Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit mbi Main: Krenohemi për bashkëqytetarët tanë bullgarë

Nënpresidentja Ilijana Jotova dhe Peter Feldmann
Foto: BTA

“Frankfurti është vendi, ku bullgarët janë mirëseardhur për të banuar dhe të zhvilluar karrierën e tyre. Ne krenohemi për bashkëqytetarët tanë. Ata janë punëtorë dhe ambiciozë. E ruajnë identitetin e vet dhe në të njëjtën kohë janë integruar shumë mirë.“ Kështu Kryetari i Bashkisë së Frankfurtit mbi Main Peter Feldmann e priti Nënpresidenten Ilijana Jotova në kuadrin e vizitës së delegacionit bullgar në qytet. Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani banojnë pak mbi 300 000 bullgarë, por vetëm në Frankfurtin mbi Main ata janë rreth 130 000. Dje në një takim me Ministren e Çështjeve Federale Evropiane të provincës gjermane Hesia Lucia Puttrich Nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova shqyrtoi sfidat para BE-së dhe rezultatet e zgjedhjeve evropiane. “Institucionet evropiane nuk kishin guxim të mjaftueshëm, që ta mbarojnë mandatin e tyre me ndryshimin e rregullores së Dublinit dhe me miratimin e një politike të përbashkët të migracionit” – komentoi Nënpresidentja bullgare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD