Polici nga qyteti Shumen, Tihomir Radev po përgatitet të kalojë me kajak lumin Danub në bazë të shembullit të heroit nga romani i Zhul Vernit “Varkari i Danubit”. Asnjë deri tani nuk ka ndërmarrë lundrim të tillë, në kushtet e përshkruara në roman, “në regjim shpëtimit”. Burri 47 vjeç, i cili do të niset nga burimet e Danubit, do të konsumojë vetëm ushqim të cilin do ta gjejë brenda ose rreth lumit. E vetmja për të cilën do të paguajë është uji. Radevi niset për në Gjermani më 9 qershor, kurse ekspedita e tij do të fillojë 2 ditë më vonë nga Ingloshtat dhe do të përfundojë deri në fund të muajit gusht, në deltën e lumit Danub. Ai do ta kalojë distancën prej afro 2500 kilometrash me kajak plastik me gjatësi rreth 5 metra dhe gjerësi 63 centimetra dhe peshë prej 28 kilogramësh. Entuziasti thotë se kështu do të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore nga koha kur ka qenë në moshë 10-12 vjeçe dhe kur e ka lexuar romanin “Varkari i Danubit”. Kështu u drejton mesazh njerëzve të rinj të lexojnë , të ëndërrojnë dhe të realizojnë aventura jashtë botës digjitale, kurse të moshuarve – të mos i lënë pas dore ëndrrat e veta fëmijërore, sepse asnjëherë nuk është vonë që ato të realizohen. “Në regjim shpëtimi” Tihomir Radev ka bërë më këmbë një udhëtim nëpër Bullgari, përveç kësaj shumë herë ka lundruar në lumin Danub me kajak, dhe po kështu dhe me një trap me vela të bërë prej tij si dhe me rrotë uji. Që të realizojë ëndrrën e tij fëmijërore, aventuristi e ka studiuar itinerarin e vet nëpër lum afro 2 vjet.
Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..
Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..
Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..
Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave..