Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfiskuan heroinë në rajonin e qytetit Burgas dhe në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”

Foto: customs.bg

Policia ndaloi 55 kilogramë heroinë rreth qytetit Burgas. Droga është me vlerë midis 1 dhe 2 milionë euro, kurse në tregun e zi është mjaft më e shtrenjtë. Është arrestuar dhe një burrë 47 vjeç i cili ka transportuar 110 paketa me narkotik në minibus me një fund të dyfishtë. Kundër të arrestuarit janë ngritur dy akuza - për mbajtjen e narkotikëve dhe për drejtimin e makinës pas përdorimit të narkotikëve. Mbi 2 kilogramë heroinë ishin kapur dhe gjatë kontrollit të një autobusi në pikën e kalimit  kufitar “Kapitan Andreevo”. Automjeti me targë turke ka udhëtuar nga Turqia përmes Bullgarisë për në Rumani me 31 udhëtarë. Narkotiku ishte vendosur në 6 kuti me llokum dhe ishte gjetur në bagazhin personal të një qytetari iranian.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në Ditën Evropiane të Gjuhëve

Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..

botuar më 24-09-26 6.05.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD