Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parandaluan një sulm hakerësh kundër Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Vencisllav Karaxhov - shefi i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Foto: Ani Petrova

Një tentativë për sulm kibernetik është bërë në Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pohoi për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i tij Vencisllav Karaxhov. Hakerët kanë përdorur rrjetin pa tel të Komisionit – gjë që tregon se sulmuesi ka qenë fizikisht në rajonin e ndërtesës së institucionit. Karaxhovi nënvizoi se sulmi është ndaluar dhe prandaj nuk mund të thuhet në se qëllimi i tij ka qenë sajti i Komisionit apo baza e tij e të dhënave.

Sot, të hënën, Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale filloi kontrollim në Agjencinë Kombëtare për të Ardhurat në lidhje me rrjedhjen e të dhënave private pas sulmit të hakërreve kundër kësaj agjencie, për shkak të të cilit ishin publikuar të dhënat e 5 000 000 shtetasve bullgarë dhe të huaj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD