Bullgaria dhe Greqia janë kufij të jashtëm të BE-së dhe duhet të punojnë së bashku për përballimin e situatës së lidhur me fluksin e refugjatëve, tha Presidenti Rumen Radev në takimin e tij me Ministrin e jashtëm të Greqisë Nikolaos Dendias. Marrëdhëniet ndërmjet Sofjes dhe Athinës janë provë për këtë se në Ballkan mund të ketë partneritet të mirë strategjik dhe besim reciprok, nënvizoi Presidenti bullgar. Radevi bëri thirrje për rritjen e kapacitetit të pikave ekzistuese të kalimit kufitar dhe për hapjen e përshpejtuar të pikave të tilla të reja, si ajo midis vendbanimeve Rudozem dhe Ksanti. Kështu do të inkurajohet turizmi dhe do të thellohen lidhjet ekonomike ndërmjet të dyja vendeve.
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë. Sofjes, përsëri si në raportin e vitit të kaluar, i rekomandohet të ndërmarrë ndryshime ligjore për të..
Nuk do të ketë objekte për ruajtjen e armëve bërthamore në bazën ajrore Graf Ignatievo pranë Plovdivit. Kjo theksohet në përgjigjen me shkrim të ushtruesit të detyrës së ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov pyetjes së deputetit Ivan Petkov nga..
Përgjigja e pyetjes se pse nuk ka përfunduar procedura për emërimin e kandidatit të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme për ambasador të Bullgarisë në Ukrainë, duhet kërkuar nga ministria. Këtë e theksojnë nga zyra e shtypit e presidentit..
Deti i Zi është një nga detet me ngrohjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të shekullit, shpejtësia e erës në rajon pritet të rritet, reshjet do të..
Bullgarët vlerësojnë më së shumti demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardin e jetesës në BE, sipas të dhënave të..
Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve..