Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punëdhënësit do të inkurajojnë punën pas moshës së daljes në pension

Foto: BGNES

Dhoma Bullgare e Industrisë  po fillon një projekt për inkurajimin e njerëzve, të cilët dëshirojnë të punojnë pas mbushjes së moshës. Projekti “Veprimet e përbashkëta të partnerëve socialë për përshtatjen e mjedisit të punës ndaj nevojave specifike të njerëzve të moshave të ndryshme” financohet me mbi 850 mijë euro  nga Fondi Social Evropian në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore”. Projekti do të realizohet nga Dhoma Bullgare e Industrisë në partneritet me Konfederatën e Sindikatave të Pavarura në Bullgari gjatë 2 vjetëve të ardhshme. Projekti do të mbështesë 10 sektorë të ekonomisë, 120 ndërmarrje dhe 2000 të punësuar. Nga Dhoma e Industrisë citojnë të dhënat demografike, sipas të cilave punonjësit më të moshuar në moshë nga 55 deri më 65 vjeç e më shumë, përbëjnë shumicën e punëtorëve në Bullgari. Gjatë vitit 2003 ata kanë qenë 12%, derisa gjatë vitit 2019 – mbi 23% të të punësuarve në vend.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po lufton dy zjarre të rënda në malet Sllavjanka dhe Maleshevska

Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..

botuar më 24-07-31 9.27.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD