Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„E Premtja e Zezë“ në Bullgari – midis çmendurisë së blerjeve dhe skepticizmit

Foto: BGNES

Apoteoza e shoqërisë konsumuese “E Premtja e Zezë” (Black Friday) është një traditë e huaj me të cilën u njohëm para pak kohe – jo më shumë se 6-7 vjetësh.  Reagimet e bullgarëve edhe sot e kësaj dite mbeten kontradiktore. Duket se edhe tregtarët edhe konsumatorët kanë njëfarë dyshimesh sa u përket çmimeve të ulëta. Bile kishte protesta të qytetarëve kundër zbritjeve në Black Friday në të premten e fundit të këtij muaji. Sipas bullgarëve, të cilët i mohojnë zbritjet ky është një konsumerizëm i llojit më të skajshëm. “Ne nuk do të qëndrojmë para kompjuterëve në dyqanet elektronike që nga mëngjesit duke pritur zbritje për turli farë gjërash. Madje po të na pëlqejë diçka, do të duam që ta paguajmë tërë çmimin” – tha zëdhënësi i lëvizjes së re.

Por pa dyshim “E Premtja e Zezë” dhe “E Hëna Kibernetike” që vjen pas saj, fitojnë popullaritet gjithnjë e më të madh. Sivjet e Premtja e Zezë, pavarësisht se zyrtarisht është më 29 nëntor, tashmë filloi dhe në Bullgari dhe zgjat pothuaj të gjithë muajin nëntor. Tregtarët shpallën zbritje midis 40 dhe 70%. Një nga dyqanet e mëdha elektronike shpalli se për dy orët e parë të zbritjeve janë realizuar shitje për 7 mln. euro. Kjo mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë vetëm një reklamë të vetë tregtarit. Por është fakt se 95% prej bullgarëve kanë dëgjuar për Të Premten e Zezë dhe dinë se çfarë është ajo. Dhe shumica prej tyre e lidhin me tregtinë online. Qendrat tregtare gjithashtu janë plotë me klientë, të cilët presin oferta mbresëlënëse. Sipas llogaritjeve të ekspertëve pritet se xhirot do të arrijnë rreth 80 mln. euro që është 1/3 më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Por duket se zbritjet e mëdha nuk janë sipas shijes së tregtarëve të vegjël, të cilët nuk mund të konkurrohen me zinxhirët e mëdhenj tregtarë për shkak të zbritjeve më të vogla, të cilat i marrin nga tregtarët me shumicë dhe nga prodhuesit – kështu ata nuk mund të ulin lirisht çmimet e tyre përfundimtare për konsumatorët.

Dhe duke folur për zbritjet e mëdha duhet thënë se ato janë arsyeja për skepticizmin dhe dyshimet e shumë bullgarëve sa i përket të Premtes së Zezë. Ata thjeshtë nuk besojnë se zbritjet e deklaruara janë reale dhe mendojnë se janë artificiale, të shpallura nga tregtarët vetëm me qëllim tërheqjen e vëmendjes. “Njerëzit më shpesh ankohen se gjatë këtyre ditëve zbritjet nuk janë të vërteta, shpjegoi Dimitër Margaritov, kryetari i Komisionit për mbrojtjen e Konsumatorëve. Ne shpesh shpjegojmë se ka shkelje të tilla dhe kjo mund të ndikojë negativisht tërë fushatën. Në fakt gjatë këtyre ditëve ne kryejmë 250-300 kontrollime dhe në 10% prej rasteve ka shkelje të ndryshme” – shtoi Margaritovi. Në fund të fundit del se shumica e tregtarëve deklarojnë çmimet e tyre në mënyrë të drejtë dhe shumë njerëz përdorin ofertat e tyre të mira. Sipas studimeve sociologjike në vigjiljen e së premtes në fjalë 73% prej bullgarëve të anketuar deklarojnë se në këtë ditë mendojnë të harxhojnë shuma të ndryshme – midis 50 dhe 400 euro. Më të kërkuara janë rrobat, teknika e bardhë, këpucët dhe kozmetika.

E Premtja e Zezë është diçka pozitive për ekonominë bullgare, sepse është një motor për rritje dhe për konsum të brendshëm. D.m.th. sa më shumë bullgarë blejnë, aq më shumë rritet Produkti i Brendshëm Bruto dhe aq më shumë vende të reja pune krijohen. Nga ana tjetër nuk mund të mos e marrim parasysh faktin se bullgarët janë evropianët me të ardhurat më të ulëta dhe aftësia jonë blerëse është relativisht e ulët në krahasim me standardet evropiane. Kjo natyrisht është pengesë për rritjen ekonomike, por edhe këtu ka tendenca pozitive gjatë disa viteve të fundit – të ardhurat e bullgarëve rritin vazhdimisht dhe relativisht shpejtë. Sipas të dhënave të ndryshme kjo rritje tejkalon 10% për vit jo vetëm për njerëzit e punësuar, por edhe për pensionistët, paratë e të cilëve çdo vit rriten 5-7%.

Përgatiti në ship: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD