Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tërmet lëkundi Bullgarinë Jugperëndimore

Foto: arkiv

Të hënën, më 30 dhjetor në orën 20.01 është regjistruar tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ka qenë nën majën Musalla të malit Rila, në thellësi 1 kilometër nën sipërfaqen e tokës, informuan nga Instituti Kombëtar i Gjeodezisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Tërmeti ka zgjatur 5 sekonda dhe është ndjerë më fortë në qytetet Samokov dhe Dupnica, në vendpushimin malor Borovec, kështu edhe nëpër katet e larta të godinave në Sofje dhe Bllagoevgrad.

Nuk ka informacion për dëme materiale, nuk janë regjistruar dhe lëkundje të mëpasshme. Disa minuta para kësaj është regjistruar aktivitet i dobët sizmik në qytetet Razllog, Bansko dhe Belica, midis maleve Pirin dhe Rila (Bullgari Jugperëndimore).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gallup: Çdo i katërti votues do të votonte për GERB-in

Vetëm 28.4% e bullgarëve me të drejtë vote do të votonin për një parlament të ri, sipas një sondazhi të Gallup, kryer në fillim të gushtit me porosi të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT). Prej tyre, 25.2% janë përgjigjur se preferojnë GERB-in,..

botuar më 24-08-16 9.51.PD

Parashikimi i motit për 16 gushtin 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite në zonat perëndimore dhe qendrore të vendit do të zhvillohen vranësira grumbulluese dhe në disa zona do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe..

botuar më 24-08-15 7.35.MD

“Bulgargaz” vazhdon negociatat për ndryshimin e kontratës me kompaninë turke “Botash”

Përfaqësuesit e "Bulgargaz" dhe kompanisë turke "Botash" zhvilluan një raund tjetër negociatash në Sofje për marrëveshjen e lidhur mes dy kompanive tregtare. Bisedimet zhvillohet në lidhje me vendimin e Kuvendit Popullor, me të cilin ministri i..

botuar më 24-08-15 6.36.MD