Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tërmet lëkundi Bullgarinë Jugperëndimore

Foto: arkiv

Të hënën, më 30 dhjetor në orën 20.01 është regjistruar tërmet me magnitudë 4,1 të shkallës së Rihterit. Epiqendra ka qenë nën majën Musalla të malit Rila, në thellësi 1 kilometër nën sipërfaqen e tokës, informuan nga Instituti Kombëtar i Gjeodezisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Tërmeti ka zgjatur 5 sekonda dhe është ndjerë më fortë në qytetet Samokov dhe Dupnica, në vendpushimin malor Borovec, kështu edhe nëpër katet e larta të godinave në Sofje dhe Bllagoevgrad.

Nuk ka informacion për dëme materiale, nuk janë regjistruar dhe lëkundje të mëpasshme. Disa minuta para kësaj është regjistruar aktivitet i dobët sizmik në qytetet Razllog, Bansko dhe Belica, midis maleve Pirin dhe Rila (Bullgari Jugperëndimore).




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Ushtarak Detar

Muzeu Ushtarako-Detar gjurmon historinë detare në një ekspozitë

Me rastin e festës së Forcave Detare, Muzeu Detar Ushtarak në qytetin Varna mirëpret vizitorët me ekspozitën “Ritualet dhe Traditat Detare”. Ekspozita mbulon periudha të ndryshme të historisë detare të njerëzimit dhe gjurmon praktikat rituale dhe..

botuar më 24-08-11 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Natën do të jetë e kthjellët, ndërsa të shtunën do të mbahet mot me diell. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor, përderisa gjatë ditës do të jetë i orientuar nga veri-verilindja dhe do të forcohet..

botuar më 24-08-09 7.35.MD

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen..

botuar më 24-08-09 11.54.PD