Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më se një e treta e familjeve bullgare qëndrojnë në të ftohtë dhe ndotin ambientin rrethues

Foto: BGNES

Bullgaria shtrihet në Evropën Juglindore ku supozohet se klima është më e butë, se ka më shumë ditë me diell dhe me ngrohtësi dhe se rrallë imponohet ngrohje suplementare të banesave dhe të dikastereve. E vërteta është, se vendi ynë shtrihet në Gadishullin Ballkanik dhe reliefi i tij është pak malor dhe shpesh kjo është një premisë për ftohtësira, reshje të shiut dhe të dëborës. Për këtë shkak klima në Bullgari caktohet si kontinentale me katër stina megjithë ngrohjen e përgjithshme të klimës në planetë.

Dimri këtu është i ftohtë, temperaturat shpesh ulen nën zeron, ka shira dhe reshje të dëborës. Ngrohja e banesave dhe zyrave të punës është e domosdoshme të zgjatet të paktën 4-5 muaj në vit.

Sipas statistikës së Evrostatit 33.7 për qind nga bullgarët gjatë vitit 2018 nuk arritën të ngrohin shtëpitë në mënyrë adekuate. Kjo është kuota më e lartë në mbarë BE-në, ku vetëm 7 për qind nga njerëzit kanë probleme të paguajnë ngrohjen. Është një fakt i gëzueshëm se gjatë 12 viteve të fundit numri i bullgarëve pa ngrohje ose me mungesë të ngrohjes po ulet në mënyrë të rëndësishme. Në vitin 2006 pothuajse 70 për qind nga familjet nuk ishin në gjendje të ngrohin shtëpinë mirë, ndërsa në vitin 2017 ata ishin 36.5 për qind.

Kjo ulje e përqindjes së njerëzve të cilët qëndrojnë në ftohtësi ndoshta iu detyrohet masave për ndihmë nga institucionet sociale. Bëhet fjalë për Agjencinë e Ndihmës Sociale, e cila u lëshon njerëzve  ndihma për ngrohje. Vitet e fundit numri i tyre po rritet dhe sivjet për këtë stinë të ngrohjes ndihma u siguruan 253 mijë familjeje. Nga Agjencia e Ndihmës Sociale evidentojnë se sivjet me 17 për qind u rrit numri i familjeve të cilave u lëshuan ndihma për ngrohje. Për pesë muajit e ngrohjes familjeve u sigurohen nga 240 euro. Me ato para ata blejnë dru për ngrohje, qymyrgur, briket. Por të gjitha ato lënda djegëse përmbajnë copëza të imta të pluhurit, të cilat ndotin ajrin. Kjo është në fuqi për qytetet më të vogla dhe për fshatrat bullgare, ku për ngrohje mund të shfrytëzohen vetëm lënda të ngurta ose rrymë elektrike, sepse aty ngrohja qendrore dhe gazi mungojnë. Ngrohja me rrymë elektrike është shumë e shtrenjtë , ndërsa bombolat me gaz kërkojnë ndërrim të përhershëm dhe montim të impianteve të shtrenjta.  Si rezultat gjatë dimrit vendbanimet e vogla bullgare kanë ajrin më të ndotur. Kjo ndotje është në kundërshtim të plotë me idetë dhe kërkesat e të ashtuquajturës “Marrëveshje të Gjelbër” të BE-së sipas së cilës deri në vitin 2050 emetimet neto të karbonit të ulen deri në zero. Kryeministri Bojko Borisov u përpoq të qetësojë bullgarët duke deklaruar, se “Një sukses është se Paktin i Gjelbër për Neutralitetin e Karbonit supozon emisione zero deri në vitin 2050 dhe se çdo një shtet përcakton vetë miksin e vet energjetik”. Ai theksoi se është e domosdoshme të sigurohet koha e nevojshme kështu që proceset të zhvillohen ashtu që të mos jenë në dëme të miksit energjetik, të minatorëve dhe të punësuarve të tjerë në sektorin e energjetikës.

Mirëpo, shumë vëzhgues, analizues dhe ekspertë janë të mendimit, se kjo do të jetë një problem i madh për Bullgarinë dhe kundërshtarët e këtij pakti në vend tashmë shprehin pakënaqësinë e tyre. Udhëheqja e njërës prej sindikatave më të mëdha në Bullgari – Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, deklaroi haptazi se Bullgaria do të jetë vendi anëtar i BE-së me humbje më të mëdha nga “Marrëveshja e Gjelbër”, duke marrë parasysh mbylljen e minierave të qymyrgurit në kompleksin Marica Lindje dhe tri centralet elektrike që punojnë me qymyrin linjit e këtyre minierave. Si rezultat do të mbeten dhjetëra mijë bullgarë pa punë. Në se do të shtojmë edhe mjetet e domosdoshme për familjet bullgare të blejnë ngrohës të shtrenjtë, problemi përfiton përmasa kërcënuese dhe zgjidhja e tij do të vihet në dyshim.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD