Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të iniciativës regjionale “Tri dete”

Foto: BTA

Me propozim të Presidentit Rumen Radev  Bullgaria do të jetë mikpritëse e takimit të gjashtë të nivelit të lartë të iniciativës regjionale “Tri dete”, e cila bashkon 12 shtete nga BE-ja të dislokuara midis Detit Adriatik, Detit Baltik dhe Detit të Zi dhe është përkrahur nga SHBA-ja. Mikpritja bullgare u shqyrtua në një takim të Rumen Radevit me Ambasadoren Herro Mustafa dhe me delegacionin amerikan, që ka mbërritur në Bullgari në krye me Matthew Boys – zëvendës ndihmës sekretar amerikan. Iniciativa “Tri dete” është krijuar gjatë vitit 2015 dhe ka qëllim të inkurajojë lidhjet e transportit, ato energjetike dhe digjitale në regjion nëpërmjet projekteve të përbashkëta. Në takimet e nivelit të lartë vendi ynë është përfaqësuar nga Presidenti bullgar, me ide të të cilit dhe pas konsultimeve me vendet e tjera – pjesëmarrëse Bullgaria do të jetë mikpritëse e forumit vitin tjetër.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po vijon regjistrimi për zgjedhjet e 27 tetorit

Nga data 2 shtator deri më 11 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon dokumentet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 27 tetorit për përfaqësues të popullit. Pas skadimit të afatit do të bëhet e qartë se..

botuar më 24-09-02 9.27.PD

Pjesëmarrja e votuesve në Bullgari po bie

Shumica e bullgarëve refuzojnë të votojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për aktivitetin e bullgarëve për tre vjet. Për shembull, në votimin e 4 prillit 2021, votuesit ishin 50,61%, tre muaj më vonë, më 11..

botuar më 24-08-31 3.50.MD

Në Vidin po i japin start rrugës më të gjatë të biçikletave në vendin tonë

Njëqind çiklistë nga pesë shtete do të nisin mëngjesin e sotëm nga Vidini në rrugën më të gjatë të çiklizmit në vendin tonë. Edicioni i njëmbëdhjetë i aventurës sportive shumëditore këtë vit quhet "Danubi Ultra: Niveli tjetër 2024". “Më së..

botuar më 24-08-31 5.05.PD