Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë do të votohet më 29 janar

Ministri Emill Dimitrov
Foto: BTA

Përfunduan debatet mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të parashtruar për shkak të politikës në sektorin “Mjedisi dhe ujërat”. Votimi do të mbahet më 29 janar nga ora 9.00. Tani për tani opozita e majtë disponon përkrahjen vetëm të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Votat e tyre nuk formojnë shumicë prej 121 mandatesh  për rrëzimin e qeverisë. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit, që parashtrohet nga socialistët në kuadrin e Legjislaturës së 44 të Parlamentit. Tri votat e mëparshme të mosbesimit ishin me tema “Siguria”, “Korrupsioni” dhe “Shëndetësia”. Opozita ka të drejtën të kërkojë mocion mosbesimi në çdo moment, por autoritetet në pushtet kanë të drejtën të bëjnë përpjekje që të përfundojnë programin e tyre, komentoi Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gara me kuaj dhe luftime pehlivan në Isperih

Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...

botuar më 24-09-07 9.25.PD

Parashikimi i motit për 7 shtatorin 2024

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..

botuar më 24-09-06 6.39.MD

Një monument i revolucionarit Vasill Levskit inauguruan në qytetin Çiprovci

Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar prof.dr.Ivan Gavrillov me rastin e festës së qytetit. Në prani të shumë banorëve dhe mysafirëve të qytetit..

botuar më 24-09-06 5.41.MD