Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita është kundër ndjekjes së njerëzve nën karantinë përmes celulareve

Socialistët Georgi Svilenski, Krum Zarkov dhe Filip Popov janë kundër ndjekjes së njerëzve nën karantinë
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare kërkoi nga Gjykata e Kushtetutës të shfuqizojë tekstet e Ligjit për mesazhet elektronike, të cilat lejojnë ndjekjen e qytetarëve nën karantinë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndryshimet legjislative ishin bërë nëpërmjet Ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme, por do të mbeten në fuqi dhe pas përfundimit të saj.

Sipas Zv. Kryetarit të partisë opozitare Krum Zarkov autoritetet kanë marrë të drejtën të përdorin celularet e qytetarëve për ndjekjen e lëvizjeve të tyre pa vendim gjyqësor për këtë. Zarkovi shtoi se kjo është një masë, e cila aplikohet vetëm kundër terroristëve. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD