Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekip i mjekëve bullgarë nisi për në Mali

Foto: BGNES

Ekipi i ri i mjekëve ushtarakë nisi për në mision në Mali, bënë të ditur nga Akademia Ushtarake dhe Mjekësore në Sofje. Gjatë 4 muajve të ardhshëm specialistët do të kujdesen për ushtarët në shtabin e operacionit, i cili ndodhet në kryeqytetin Bamako. Për shkak të situatës së pandemisë ekipi do të jetë në karantinë 14-ditore në Gjermani dhe pastaj do të udhëtojë për në Mali.

Për herë të parë mjekët bullgarë morën pjesë në misionin paqeruajtës në shtetin afrikan në vitin 2013. Ata marrin pjesë në misione të ndryshme humanitare dhe paqeruajtëse tashmë më shumë gjysmë shekulli dhe gjithmonë marrin vlerësime të shkëlqyera për punën e vet, informojnë nga Akademia.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Administrata rajonale - Plovdiv

Plovdivi është me tym, rekomandohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..

botuar më 24-08-02 10.59.PD

Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë demografike

Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, ​​deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen...

botuar më 24-08-02 10.31.PD

Parashikimi i motit për 2 gushtin 2024

Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë në zonat perëndimore, por vetëm në vende të izoluara, në..

botuar më 24-08-01 7.35.MD