Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punonjësit në sferën e transportit dhe të turizmit do të marrin përkrahje nga shteti

Foto: Ани Петрова

Punëdhënësit dhe punonjësit që paguajnë vetë kontributet e sigurimeve në sektorët “Transport”, “Hoteleria dhe Shërbimet e Restoranteve” dhe “Turizmi”, me ë ardhura të pakësuara minimum 20% do të mund të marrin kompensime me përmasë 290 leva (rreth 148 euro) në muaj për ruajtjen e punësimit të punonjësve dhe nëpunësve.

Pritet që përkrahje të tillë të marrin rreth 22 000 punonjës të prekur nga pandemia. Mjetet do të sigurohen në kuadrin e Programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Kompensimet do të paguhen që nga 1 korriku 2020, për një periudhë maksimum prej gjashtë muajsh.

Kandidatët nuk do të kenë detyrime fiskale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 shtatorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të shoqërohen me bubullima dhe do të jenë të konsiderueshme në sasi. Të mërkurën pas mesditës nga perëndimi..

botuar më 24-09-10 7.40.MD
Atanas Zafirov

BSP tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, do të marrë pjesë si koalicion

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov i tërhoqi dokumentet për pjesëmarrje të pavarur të BSP-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Dokumentet u dorëzuan nga mbështetësit e lideres së dorëhequr Kornelia Ninova,..

botuar më 24-09-10 5.54.MD

Nuk është ende e qartë nëse DPS rreth Ahmed Dogan do të regjistrohet për zgjedhjet

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka marrë vendim për aplikimin e dorëzuar që fraksioni i DPS-së rreth kreut të nderit Ahmed Dogan të dalë i vetëm në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit. Ai u dorëzua ditën e hënë..

botuar më 24-09-10 4.21.MD