“Varianti më i mirë për vendin është zgjidhja e krizës politike sa më shpejt” – deklaroi sociologu Cvetozar Tomov në programin “Nedelja 150” (“E diela 150”). Sipas tij mund të ketë zgjedhje para afatit pas rreth dy muajsh e gjysmë në rast se arrihet marrëveshje e qartë mes forcave politike për formimin e shpejtë të qeverisë teknike.
“Në situatën e tanishme të krizës së ashpër politike shanset e një qeverie për t’u përballur me krizën shëndetësore lidhur me epideminë që pritet gjatë vjeshtës janë të vogla”, shtoi ai.
Nga ana e vet analizatori Julij Pavllov deklaroi se nuk është e qartë se çfarë kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme disa muaj para zgjedhjeve të rregullta. “Zhvillimi i zgjedhjeve nën presionin e rrugës nuk është një shenjë e mirë. Duhet të ketë një shkak i arsyeshëm” – është i mendimit ai. Për mendimin e tij ndërrimi i hpejtë i ministrave në kabinet është një provë e papërshtatshme për t’u pakësuar tensioni.Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..
Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..
Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..