Për shkak të Covid-19 Ministria e Arsimit do të ketë dy skenarë për vitin shkollor. Ai do të fillojë me praninë fizike të nxënësve nga 15 shtatori, tha para BNT-së Ministri Krasimir Vëllçev. Arsimi në distancë ende nuk është i përpunuar mirë dhe do të përdoret vetëm si një masë e përkohshme. Nxënësit do të jenë të pranishëm në shkollë, por kontakte mes klasave të veçanta dhe grupeve në kopshtet e fëmijëve do të jenë të kufizuara. Në qoftë se ka fëmijë të sëmurë qëllimi do të jetë të kufizohet kontakti fizik i fëmijëve jashtë klasës, ose grupit. Do të ketë masa të detyrueshme dhe rekomandime. Maskat mbrojtëse do të jenë të detyrueshme, por jo në dhomat e mësimit, por në hapësirat e përbashkëta.
Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..
Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..
Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë..
Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë...