Megjithë krizën për shkak të pandemisë së Covid-19 shpenzimet e biznesit dhe të shtetit për pagat po rriten. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave gjatë tremujorit të dytë të vitit shpenzimet e përgjithshme për një orë pune të punuar janë rritur mesatarisht 9.9% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në industri rritja është 10.7%, në shërbime – 9%, ndërsa në ndërtim – 6%. Më e lartë është rritja në sektorët e “Pasurive të patundshme” – 24%, në “Arsim” – 19% dhe në “Industrinë nxjerrëse” – 13.5%. Më pak rriten paratë në sektorët më të prekur nga kriza – “Hotelet dhe restorantet” – 3.4%.
Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..
Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..