Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët hodhën poshtë kërkesën për dorëheqje të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva

Cveta Karajançeva
Foto: BGNES

Kërkesa e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) për pushimin nga detyra të Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva u hodh poshtë me 126 vota të partisë në pushtet GERB, “Patriotëve të Bashkuar”, partisë “Volja” dhe një pjese të deputetëve të pavarur, transmetoi reporterja nga programi “Horizont” i BNR-së Violeta Ashikova.

Ndër motivet për kërkesën e dorëheqjes ishin se Karajançeva nuk e njeh Kushtetutën dhe shkel rregulloren e punës së Parlamentit, duke ia nënshtruar vullnetit të Kryeministrit Bojko Borisov, mosrespektimi i transparencës së punës së parlamentit etj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfaqësuesit e popullit Toshko Jordanov, ITN (majtas), dhe Kostadin Kostadinov (djathtas),

Kuvendi Popullor ndaloi propagandën seksuale jotradicionale në shkollë

Pas debateve të ashpra që zgjatën mbi tre orë, Kuvendi Popullor ndaloi në shkolla propagandën, popullarizimin ose nxitjen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të ideve ose pikëpamjeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional dhe/ose përcaktimin e..

botuar më 24-08-07 5.34.MD

Një rekord prej 38 000 hektarësh u dogjën në vend nga zjarret e verës

Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në pyje në BE që nga fillimi i vitit 2024, pas Qipros. Kjo është bërë e ditur në Facebook nga përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje. Të dhënat janë nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në..

botuar më 24-08-07 1.53.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bëri një bilanc dhe la të kuptohet se mund të ketë një të ri

Ka shumë gjasa që kjo të jetë mbledhja e fundit e rregullt e Këshillit të Ministrave, deklaroi në fillim të takimit ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev. Ai dëshiroi të raportojë mbi aktivitetet e qeverisë së përkohshme. “Detyra..

botuar më 24-08-07 11.54.PD