Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjykata anuloi konfiskimet mbi pronën e bosit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov

Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Gjykata Administrative e Sofjes ka anuluar konfiskimet mbi firmën “New Games”, pronë e bosit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubaj.  Sekuestrimet u vendosën nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave mbi llogaritë bankare, depozitat, sendet dhe paratë në trezorët e bankave dhe 16 automobilat. Sipas gjykatës ato janë të vendosura “mekanikisht dhe pa asnjë lloje provash dhe dëshmish për këtë”, njoftoi reporterja jonë Sillvija Velikova. Vendimet janë përfundimtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD

PP-DB e ktheu mandatin e dytë menjëherë pas dorëzimit të tij

Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të  të Kuvendit Popullor - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike". Në dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-22 12.32.MD