Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Kryeengjëjt, të cilët ndihmojnë që lutjet e shenjtorëve të arrijnë deri te Zoti. Këta janë Mihaill, Gavrill, Rafaell, Uriell, Serafim, Yehudil dhe Barachiel - ushtarët e pa trup qiellor të dritës dhe të drejtësisë. Në besimet bullgare më i tmerrshmi nga të gjithë engjëjt është Mihaili i cili qëndron afër Zotit. Pikërisht ai është dhe mbrojtësi kryesor i Parajsës dhe një mbrojtës i zellshëm i ligjit të Zotit. Kur vjen ora e fundit nga rruga tokësore e shpirtit, vet Arkangjeli Mihail zbret për ta ndarë nga trupi. Në disa ikona Ushtari Qiellor mban në duart e tij peshore, me të cilat peshon mëkatet e njerëzve. Për nder të tij bëhen kurbane fisnore me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore.
Në këtë ditë është dhe festa profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë ajo është festuar gjatë vitit 1924, pasi tradita është ndërprerë në periudhën e viteve 1944-1994.
Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..