Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Autoritetet në Shkup nuk ndihen përgjegjës për problemet me Bullgarinë

Stevo Pendarovski / Foto: BGNES

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev nuk ndihen të përgjegjshëm për bllokimin nga ana e Bullgarisë për në Bashkimin Evropian, njoftoi mk.tv21.tv. Sipas Pendarovskit veprimet bullgare  bazohen mbi kërkesat e Sofjes jashtë Marrëveshjes së Miqësisë. Pyetjes së një gazetari nëse retorika ndaj Bullgarisë po mbrehet, Pendarovski u përgjigj: “Pozita ime, si dhe pozita e kryeministrit dhe të ministrave të resorit është se, nuk duhet të zbresim në nivelin e rrugës në bisedimet me Bullgarinë, si dhe në bisedimet me “kushdo qoftë”. Zoran Zaev shtoi se, Shkupi  dhe Sofja “vazhdojnë me retorikën miqësore-me retorikën e dialogut dhe jo me retorikën e krijimit të konflikteve”.

Athina kërkoi që Shkupi dhe Tirana të kryejnë marrëveshjet me Greqinë

Miltiadis Varviciotis / Foto: BGNES

Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës, apeloi ministri grek mbi çështjet evropiane Miltiadis Varviciotis pas mbledhjes së Këshillit mbi Çështjet e Përbashkëta të Bashkimit Evropian. “Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë përpara drejt kryerjes së të gjitha kritereve, të negociuara gjatë muajit mars”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Greke. Në një komunikatë të ministrisë greke mbi çështjet evropiane nënvizohet  “më posaçërisht, domosdoshmëria që Shqipëria të vazhdojë reformat përpara konferencës së parë ndërqeveritare, si dhe Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës”, transmetoi agjencia BGNES.

Ngritën ndjeshëm normën bazë të interesit në Turqi

Foto: arkiv

Banka Qendrore e Turqisë ngriti në mënyrë të ndjeshme përqindjet interesit nga 10.25% në 15%. Hapi vendimtar u bë fakt, pasi  kasaforta shtetërore u morr në drejtim nga Naji Agbal, ish ministër i financave në qeverinë e parë e Rexhep Erdoganit. Gjatë muajit shtator përqindjet e interesave u shtuan nga 8.25 në 10.25%. Por gjatë tetorit u ruajtën pa ndryshim. Qëllimi i kësaj mase të re është të mund të forcohet lira, e cila që nga fillimi i vitit humbi pothuajse 1/3 nga vlera e vet. Ngritja e përqindjes e stabilizoi lirën, e cila u shtrenjtua ndaj dollarit me mbi 2,5%, pasi kishte arritur kursin 1 dollarë për 8 lira. Vetëm në këtë mënyrë Ankaraja mund të kontrollojë inflacionin dhe mund të fitojë besimin e investuesve, komentoi Bloomberg. 

Propozojnë të hapen kapituj të rinj në bisedimet Serbi-Bashkim Evropian

Vladimir Bilchik / Foto: Facebook

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilchik bën thirrje në një projekt raport që të hapen  kapitujt e rinj të negociatave me Beogradin. Raporti, i cili do të shikohet gjatë muajit dhjetor, nënvizon se, vendi ka përparim në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në dokument nënvizohet qartazi  se bisedimet me Prishtinën “ do të përcaktojnë ritmin e negociatave të pranimit” të vendit  në Bashkimin Evropian, njoftoi RTS. Po ashtu citohet vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë, se zgjedhjet parlamentare në Serbi më 21 qershor 2020 janë “zhvilluar në mënyrë efektive”. Theksohet se “dominimi i partisë në pushtet është shqetësues” dhe shprehet “keqardhje” për vendimin e opozitës të bojkotojë zgjedhjet.  

Qiproja Veriore po kërkon njohje nga Azerbajxhani, Pakistani dhe Libia

Ersin Tatar / Foto: arkiv

“Shtetet vëllazërore do të njohin Republikën Turke të Qipros Veriore” shkroi në një titull të vet gazeta “Tjurkije”. Botimi pohon se, hapi i parë për njohjen e të ashtuquajturës Republikë Turke e Qipros Veriore do të vijë nga Azerbajxhani. Lideri i ri i turqve qipriot Ersin Tatar ka për qëllim të bëjë përpjekje për vendosjen e marrëdhënieve zyrtare po kështu me Pakistanin, Libinë dhe Gambinë, duke i vizituar këto vende, pohon botimi.  

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Dy bashkëkryetarët e Komisionit prof. Angell Dimitrov dhe prof. Dragi Georgiev

Nuk ka përparim në çështjet e diskutueshme historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit të Përbashkët të Çështjeve Historike midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të krijuar në zbatim të Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përfundoi..

botuar më 20-12-04 6.56.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 6 dhjetor rumunët do të votojnë për parlament Për më datë 6 dhjetor janë caktuar zgjedhjet parlamentare në Rumani. Që të mund të aderohen ndaj procesit zgjedhor dhe rumunët jashtë shtetit, Ministria e Punëve të Jashtme Rumune organizoi..

botuar më 20-12-04 2.00.MD
Zoran Zaev

Zoran Zaev është i gatshëm të bisedojë me Bullgarinë deri në verën e vitit 2021

I dërguari i posaçëm i Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë Vlado Buçkovski është vetëm motivator për aplikimin e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, tha Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Ai do të ketë mandat prej 1 viti. Negociatat..

botuar më 20-12-03 7.06.MD