Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KMF publikoi një listë me ndërmjetësit e paligjshëm të investimeve

Foto: Pixabay

Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare (KMF) publikoi një listë me faqe të internetit të personave që nuk kanë  të drejtën të ofrojnë shërbime të investimeve në territorin e Bullgarisë. Publikimi është një paralajmërim që katër personat e përmendur të ndërpresin ofrimin e shërbimeve dhe aktiviteteve të investimit përmes faqeve të shpallura në internet.

Në KMF vijnë shumë ankesa, sinjalizime dhe pyetje, lidhur me platformat online për tregti me instrumentet financiare në pronësi ose të operuara  nga shoqëri që nuk kanë licencë. Ankesat e paraqitura në KMF nga personat fizikë që janë kryesisht shtetas të huaj, përmbajnë pohime për humbjen e shumave të konsiderueshme të investuara përmes platformave në internet.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..

botuar më 24-09-22 6.45.MD

Avokatët nga i gjithë vendi deklaruan gatishmëri për të protestuar për shkak të një vetoje të presidentit

Kryetarët e Kolegjiumeve të Avokatëve në vend u shprehën të gatshëm për aksione efektive protestuese për shkak të vetos së presidentit Rumen Radev për ndryshimet në Ligjin për Avokatinë. Ndryshimet e miratuara së fundmi kanë të bëjnë me rregullat e..

botuar më 24-09-22 5.49.MD

Bullgaria shënon pavarësinë e saj me festime në të gjithë vendin

Festimet e Pavarësisë në Veliko Tërnovo filluan në kishën “40 Martirët e Shenjtë” ,  ku më 22 shtator 1908, Princi Ferdinand i Parë lexoi Manifestin .  “Ne e dimë se me duar të shtrënguara mund të arrijmë shumë më tepër sesa me..

botuar më 24-09-22 2.37.MD