Në tetor 2020, u regjistrua një rritje e vogël e udhëtimeve të shtetasve bullgarë jashtë vendit. Ato janë 493.1 mijë, ose 4.2% më shumë sesa udhëtimet e regjistruara në të njëjtin muaj të vitit 2019. Në të njëjtën kohë po vëzhgohet një ulje e konsiderueshme e vizitave të të huajve në Bullgari krahasuar me një vit më parë në sfondin e situatës së vazhdueshme të epidemisë . Vizitat e të huajve në tetor kanë qenë vetëm 419.1 mijë, ose 45.3% më pak se në tetor 2019, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.
Nga të huajit që kanë vizituar vendin tonë për pushime dhe ekskursione, shumica kanë qenë mysafirë nga Serbia - 18991, pasuar nga ata nga Turqia - 16332 dhe Greqia - 13594.
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..