Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse përkujton Shën Naumin e Ohrit Çudibërësin - më i riu nga nxënësit e vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Ai mori pjesë në misionin e Moravisë të Kirilit dhe Metodit. U shugurua prift në Romë nga Papa Adriani II. Pas vdekjes së Metodit në vitin 855 u kthye në Bullgari me Klementin dhe Angelarin dhe u bë një nga organizatorët më të frymëzuar të Shkollës Letrare Presllav.
Kur Klementi i Ohrit u bë peshkop i Drembicës në vitin 893, Naum mori pozicionin e tij të mësuesit në rrethin e Kutmiçevicës. Në vitin 905 ai krijoi një manastir, afër Liqenit të Ohrit, i cili sot është i njohur si "Shën Naumi". Ai vdiq më 23 dhjetor 910.Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..