Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva shqyrtoi punën e iniciativës “Tri Dete” me koordinatorin polak Pavel Jablonksi

Foto: mfa.bg

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva diskutoi çështjet në lidhje me iniciativën “Tri Deteve” me koordinatorin e qeverisë së Polonisë Pavel Jablonski. Bullgaria mori përsipër koordinimin e iniciativës nga Estonia në tetor 2020.

Zaharieva tha se qëllimi i Bullgarisë është të vazhdojë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e transportit, energjisë dhe lidhjes digjitale, si dhe të jetë mikpritëse e samitit 2021, shoqëruar nga një forum biznesi që do të lidhë kompanitë në rajon me investitorë të huaj strategjikë.

Iniciativa e “Tri Deteve” është një projekt politik i 12 shteteve anëtare të BE-së - Bullgaria, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov foli me homologun e tij iranian

Ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov, uroi ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, dr. Abbas Aragçi, për emërimin e tij në këtë post në fund të muajit të kaluar. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme..

botuar më 24-09-02 1.32.MD
 Dimitër Gllavçev

Mbajtja e zgjedhjeve të ndershme është prioritet i qeverisë në detyrë

Kryeministri Dimitër Gllavçev bisedoi me ministrin e punëve të brendshme Atanas Illkov në lidhje me përgatitjet e filluara për zgjedhjet e ardhshme më 27 tetor, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Kryeministri theksoi se është..

botuar më 24-09-02 10.46.PD

Përcjellin kontingjentin bullgar në Kosovë me një ritual solemn

Kontingjenti ushtarak bullgar do të përcillet me një ritual solemn për pjesëmarrjen e tij në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-së në Kosovë (KFOR) në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim”. Rituali do të zhvillohet në qytetin Asenovgrad me..

botuar më 24-09-02 9.38.PD