Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestuan në Sofje një ish-polic nga Maqedonia e Veriut

Igor Spasov
Foto: BGNES

Policia në Sofje arrestoi një ish-polic nga Maqedonia e Veriut, i cili është dënuar në atdheun e vet dhe është kërkuar nga Interpoli. Arresti u realizua pasi ishte dhënë sinjal në lagjen e kryeqytetit “Mlladost” nga një grua e dëmtuar, e cila ka bashkëjetuar me Igor Spasov.

Sipas kontrollit të bërë Spasov është kërkuar që të dërgohet prapë në burg në lidhje me dënimin prej 14 vitesh kundër tij për vrasjen e një të riu pas një mitingu politik në Shkup në vitin 2011.

Burri ka hyrë në Bullgari, pasi për një kohë të veçantë është fshehur në Turqi. Po hetohet se si Spasov ka hyrë në vend. Pritet procedura e ekstradimit të tij, transmetoi BTA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Paradite do të krijohen vranësira të ulëta, ose mjegull vende-vende nëpër lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga 4°-5°, në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore deri në 15°-17°..

botuar më 24-09-22 6.45.MD

Avokatët nga i gjithë vendi deklaruan gatishmëri për të protestuar për shkak të një vetoje të presidentit

Kryetarët e Kolegjiumeve të Avokatëve në vend u shprehën të gatshëm për aksione efektive protestuese për shkak të vetos së presidentit Rumen Radev për ndryshimet në Ligjin për Avokatinë. Ndryshimet e miratuara së fundmi kanë të bëjnë me rregullat e..

botuar më 24-09-22 5.49.MD

Bullgaria kundërshtoi zyrtarisht ndërhyrjen e saj në rastin e pager-ëve të shpërthyer

Në lidhje me publikimet dhe deklaratat e shumta të zyrtarëve nga Hungaria për çështjen e dërgimit të pajisjeve të komunikimit në territorin e Libanit dhe Sirisë, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare thekson se si rezultat i inspektimeve të kryera..

botuar më 24-09-22 12.36.MD