Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Demonstratë antifashiste kundër zhvillimit të “Llukovmarshit”

Foto: BTA

Vitin e radhës në Sofje zhvillohet një demonstratë antifashiste me moton “Pa nazistë në rrugët tona!”.

Në një demonstratë në bulevardet qendrore të Sofjes protestuesit thërrisnin “Sofja nuk është qytet nazist!” dhe mbanin pankarta me shkrim "Njerëz, kujdes!" dhe "Pa nazistë në rrugët tona!"

"Kjo është forma jonë e protestës kundër “Lukovmarshit” - një ngjarje pro-fashiste, ksenofobe dhe ekstremiste, me të cilën nuk mund të pajtohemi," tha eurodeputeti Petër Vitanov.

Më herët parti të ndryshme dhe organizata joqeveritare gjithashtu shpallën se janë kundër “Lukovmarshit” - një procesion mbrëmjeje i neo-nazistëve në kujtim të gjen. Hristo Llukov /një oficer bullgar, Ministër i Luftës në Mbretërinë Bullgare në periudhën 1935-1938 dhe udhëheqës i organizatës ultranacionaliste “Bashkimi i Legjioneve Kombëtare Bullgare, i cili është vrarë nga një grup luftarak komunist/.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy avionë spanjollë do të shuajnë malin kufitar Sllavjanka

Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin bullgar. Buldozerë të rëndë po bëjnë pastrime të gjera për të kufizuar përhapjen e zjarrit, tha Pllamen..

botuar më 24-08-06 10.27.PD

Fansat mblidhen për një koncert të Lenny Kravitz në Burgas

Mbi 12,000 fansa priten për koncertin e Lenny Kravitz në Burgas (Bullgaria Juglindore). Ngjarja në Stacionin e Detit në qytetin e Detit të Zi është pjesë e turneut Blue Electric Light të këngëtarit amerikan të rock-ut. Fituesi i 4 çmimeve “Grammy” vjen..

botuar më 24-08-06 8.20.PD

Parashikimi i motit për 6 gushtin

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët, kryesisht në veri të Bullgarisë me rritje të përkohshme të vranësisë. Era do të fryjë e dobët dhe do të fillojë të orientohet nga perëndimi-veriperëndim. Ditën e martë vranësira do të jetë e..

botuar më 24-08-05 7.30.MD