Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikëpyetje rreth 7 nga kandidatët bullgarë për prokurorë të deleguar evropianë

Foto: Pixabay

Prokuroria Evropiane ka kërkuar informacion shtesë në lidhje me disa nga kandidatët bullgarë për prokurorë të deleguar evropianë. Vendimi për emërimin e tyre do të merret nga kolegjiumi i Prokurorisë Evropiane kryesuar nga Laura Kövesi, njoftoi korrespondentja jonë në Bruksel Angelina Piskova.

Sipas botimit elektronik "Euractiv", Prokuroria Evropiane ka vërejtje për shtatë nga dhjetë aplikacionet bullgare, për të cilat Ministria Bullgare e Drejtësisë u njoftua me letër.

Kandidatët u zgjodhën nga Bordi Prokurorial Bullgar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Prokurorët e deleguar do të punojnë mbi raste të mashtrimeve me fondet e BE-së, duke përfshirë abuzimin me prokurime publike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov foli me homologun e tij iranian

Ministri në detyrë i punëve të jashtme, Ivan Kondov, uroi ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, dr. Abbas Aragçi, për emërimin e tij në këtë post në fund të muajit të kaluar. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme..

botuar më 24-09-02 1.32.MD
 Dimitër Gllavçev

Mbajtja e zgjedhjeve të ndershme është prioritet i qeverisë në detyrë

Kryeministri Dimitër Gllavçev bisedoi me ministrin e punëve të brendshme Atanas Illkov në lidhje me përgatitjet e filluara për zgjedhjet e ardhshme më 27 tetor, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Kryeministri theksoi se është..

botuar më 24-09-02 10.46.PD

Përcjellin kontingjentin bullgar në Kosovë me një ritual solemn

Kontingjenti ushtarak bullgar do të përcillet me një ritual solemn për pjesëmarrjen e tij në operacionin e Forcave Stabilizuese të NATO-së në Kosovë (KFOR) në kuadër të Komandës Rajonale “Perëndim”. Rituali do të zhvillohet në qytetin Asenovgrad me..

botuar më 24-09-02 9.38.PD