Sot festojmë Ditën Botërore të Rock and Roll-it, megjithëse ngjarja historike që shënon fillimin e kësaj feste është 12 prilli 1954, kur Bill Haley incizoi këngën e tij “Rock around the clock”, tregojnë burimet e BNR-së.
Një nga grupet e para rock në Bullgari është “Srebërni Grivni” /“Byzylykët e Argjendtë”/, themeluar në vitin 1964. Ky është dhe grupi i pari që u paraqit në Televizionin Kombëtar Bullgar. Repertori i tij përfshin përpunime muzikore të “Shadows” dhe muzikë folklorike bullgare me orkestrim rock, shkruan faqja e internetit bg-rock-archives.com.
Në vitin 1966 lindi një grup tjetër - “Shturcite” /“Torolecët”/, i cili u bë një legjendë për adhuruesit e rock-ut bullgar. Në mesin e viteve 80, u shfaqën disa nga bendet e para metalike, të tilla si “Atlantik”, “BTR”, “Era”, “Ahat” dhe “Epizod”.
Ju ofrojmë të shijoni interpretimin e “Byzylykëve të Argjendtë” - Shadoogie, nga viti 1965.
Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..
Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..
Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..