Qyteti Veliko Tërnovo është mikpritës i ekspozitës së fotografive "Së bashku nëpër botë më 24 maj". Fotot e zgjedhura tregojnë se si shkollat bullgare jashtë vendit festojnë 24 majin - Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të shkrimit sllav dhe të kulturës bullgare. Të dielën 16 shkolla bullgare nga Australia, SHBA-ja, Kanadaja dhe Evropa marrin pjesë me fotografi në ekspozitën, organizuar nga shoqata "Së bashku nëpër botë" dhe nga bashkia e Veliko Tërnovos.
"Kjo është një shëtitje e shkurtër rreth Bullgarisë, e cila tashmë është e njohur në të gjithë botën për shkrimet, gjuhën dhe kulturën e saj. Dhe heronjtë e padukshëm janë shkollat bullgare jashtë vendit dhe mësuesit e tyre, të cilët bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të mbrojtur dhe ruajtur gjuhën bullgare kudo ", tha shkrimtari dhe kryetari i shoqatës" Së bashku nëpër botë "Andrej Petrov për BNR.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..
Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..