Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qarri 170-vjeçar tashmë ka statusin e një peme të mbrojtur

Foto: arkiv

Qarri (Quercus cerris) 170 vjeçar në qytetin Provadia mori statusin zyrtar të një peme të mbrojtur. Kjo pemë është afro 170 vjeç, me gjatësi 25 metra dhe me perimetër të trungut 3.77 metra dhe ndodhet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Dobrina, sqaroi përpara BNR-Varna Hristina Manollova, zëvendës drejtoreshë e Pylltarisë Shtetërore në qytetin Provadia.

Qarri është një pemë gjetherënëse, që është një lloj lisi nga familja e ahut (Fagaceae). Jetë zgjatja maksimale e tij është deri më 600-700 vjet, që përcaktohet nga përshtatja e tij e lehtë ndaj kushteve të ndryshme klimatike. Deri në këtë moment në Bullgari zyrtarisht të mbrojtura janë 2193 pemë, kurse tendenca gjatë viteve të fundit është për pakësimin e numrit të pemëve të regjistruara shekullore. Që nga fillimi i këtij viti  një status mbrojtës  kanë fituar përgjithësisht 8 pemë shekullore. Por, statistika tregon se gjatë vitit 2020 institucionet nuk kanë shpallur asnjë pemë për të mbrojtur, kurse gjatë vitit 2019 me një status të tillë janë pajisur 9 pemë shekullore tek ne.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD