Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Të denjë për liri" – një ekspozitë e re e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake

Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake

Një ditë pas Festës Kombëtare të Bullgarisë -3 mars, në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake në Sofje u hap ekspozita me titull “Të denjë për liri”, kushtuar mijëra bullgarëve,  të cilët kanë fituar lirinë e Bullgarisë në luftën Ruso-Turke (1877-1878). Eksponatet në të na kthejnë në ngjarjet që përpara 144 vjetëve dhe na rikujtojnë trimërinë e dhjetëra vullnetarëve, të cilët kanë marrë pjesë në luftimet tek Stara Zagora, Shipka dhe Shejnovo, dhe na rikujtojnë rolin e çetave vullnetare, ndihmës mjekësore dhe veprimtarinë e përkthyesvenë luftë. Mes eksponateve më kureshtare janë një revole dhe orë xhepi e priftit Petër Draganov, i cili ka bekuar flamurin e Samaras, si dhe shpatën, pushkën, arkivin dhe çmimet e kryemjekut të ushtrive vullnetare bullgare Dr. Konstantin Bonev. Është ekspozuar kyçi simbolik i Monumentit në majën Shipka, i dhënë mbretit Boris i III gjatë inaugurimit të monumentit, si dhe flamuri i vetëm i shpëtuar i çetës vullnetare bullgare në luftë. Ekspozita mund të shikohet deri më 30 qershor 2022.

Rikujtojmë se për herë të parë prej viteve e këtej dyert e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake në Sofje mbetën të mbyllura në festën Kombëtare të Bullgarisë - 3 mars. Vendimi u mor në shenjë të solidaritetit me Ukrainën dhe si një rikujtim se në një situatë si kjo e sotmja është me një rëndësi të madhe sesi e mendojmë historinë dhe mësohemi nga mësimet e së kaluarës.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD