Parlamenti hoqi njëzëri të ashtuquajturat "pasaporta të arta" në leximin e dytë. Hiqet mekanizmi ekzistues për marrjen e shtetësisë bullgare kundrejt investimeve. Procedurat e pambaruara deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do të ndërpriten.
Brenda gjashtë muajve Agjencia Shtetërore “Siguria Kombëtare” do të kontrollojë ekzistimin e arsyeve për heqjen e natyralizimit në të gjitha dosjet për shtetësinë e fituar bullgare sipas nenit të shfuqizuar.
Propozimi i qeverisë për shfuqizimin e “pasaportave të arta” ishte me insistimin e Komisionit Evropian.Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..