Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) nis edicionin e 53-të të konkursit të këngës “Pranvera”. Rregullorja është përditësuar. Këngët duhet të jenë të reja, të mos jetë interpretuar dhe vendosur në internet. Autorët duhet të jenë bullgarë, teksti gjithashtu. Çdo autor dhe artist merr pjesë vetëm me një këngë. Propozimet pranohen deri më 23 maj në faqen prolet.bnr.bg.
Anëtarët e jurisë profesionale do t’i vlerësojnë këngët në mënyrë të pavarur. Çmimi i madh në konkurs është realizimi i një vepre të re muzikore me producent Radion Kombëtare Bullgare. Janë tre çmimet speciale të konkursit "Pranvera 22" - Çmimi i Dëgjuesit, Çmimi Debutues dhe pjesëmarrja në Festivalin “Eurosonic” në Groningen, Holandë.Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..