Komisioni Evropian deklaroi për BNR se nuk janë ata që lejojnë derogacione nga rregullat e BE-së, por kjo bëhet nga autoritetet kompetente kombëtare. Përgjigja vjen pas një pyetjeje të mediave nëse ka kërkesë në Komisionin Evropian për derogim për transferimin e parave në Ambasadën Ruse në Sofje. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave në dorëheqje Asen Vasilev, llogaritë e misionit janë të bllokuara sepse bien nën sanksionet kundër Rusisë. Vasilev tha se Ambasada Ruse ka kërkuar një derogim sepse kanë pasur nevojë për 890 mijë për paga dhe se janë konsultuar me Komisionin Evropian. Nga aty sqarojnë se janë në kontakt me të gjitha vendet anëtare në lidhje me zbatimin e sanksioneve, por nuk i diskutojnë në detaje.
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..