Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tatjana Ivanova studion dhe ëndërron të jetë astronautja e parë bullgare

Foto: Facebook / @SofiaTechPark

Në "Sofia Tech Park" u mbajt edicioni i dytë i festivalit shkencor për fëmijë "Alo, Kozmos! Ju flet Bullgaria". Pyetjeve iu përgjigj edhe 19-vjeçarja Tatjana Ivanova, e cila është pranuar në akademinë e vetme të NASA-s për kandidatë-astronautë.

"Të jesh njeri, kjo është me rëndësi më të madhe. Jurij Gagarin u zgjodh sepse gjithmonë ka buzëqeshur. Duhet të jesh një lojtar ekipi, për të ndihmuar të tjerët," tha Ivanova, e cila ëndërron të bëhet kozmonautja e parë bullgare.

Ajo është pranuar për të studiuar “Inxhinieri Hapësinore” në Florida, SHBA. Por arsimi atje është i shtrenjtë dhe Ivanova shpreson se kompanitë bullgare do ta mbështesin atë, njoftoi BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD