Presidenti Rumen Radev ua ndau nderimet laureatëve të iniciativës presidenciale “Çmimi John Atanasov” për vitin 2022. Boris Bankov nga Universiteti Ekonomik i Varnës është fituesi i çmimit këtë vit. Çmimi është për një produkt IT që lufton plagjiaturën në rrethet akademike. Bankov u bëri thirrje të rinjve që të zgjedhin Bullgarinë si vend zhvillimi.
Radev ia dhuroi inxhinierit Sergej Mihalev një pllakë të veçantë të presidentit "Shën Kirili dhe Metodi", për ndërtimin e një droni për punë në kushte nëntokësore pa mbulim GPS. Çmimi "John Atanasov" jepet për të 20-tin vit radhazi. Ai u jepet shkencëtarëve, studiuesve dhe nxënësve bullgarë në pesë kategori për suksese në olimpiadat e informatikës dhe në kërkimet në mbarë botën.
Ministria e Punëve të Jashtme startoi me sukses një version të ri të Sistemit Kombëtar të Informacionit të Vizave, thuhet në faqen e internetit të institucionit. Është rinisur pritja e rregullt e qytetarëve në zyrat konsullore të Bullgarisë dhe po..
Bullgaria kërkon nga Komisioni Evropian aktivizimin e një mekanizmi mbrojtës për prodhuesit bullgarë të vezëve për shkak të importeve të tepërta nga Ukraina, njoftoi ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov. Në një takim me..
Nik Todorov nga Varna shkon në finalen e një konkursi ndërkombëtar për përgatitej e paella në Valencia në shtator, duke i siguruar vetes një vend të merituar ndër 12 më të mirët mes mjeshtërve të paella në botë. Ai arriti në raundin final pasi..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..
Mbrëmë vonë, observatori në Rozhen ka vëzhguar një trup të ndritshëm me madhësinë e një makine ose autobusi. Nikolla Petrov, drejtori i observatorit,..
Kandidati përkryeministër në detyrë dhe kryeministri në detyrë deri më tani Dimitër Gllavçev ia prezantoi presidentit Rumen Radev përbërjen e..