Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konkurs do të përcaktojë imazhet në monedhat euro bullgare

Atanas Pekanov
Foto: BGNES

Opsioni më i mirë për monedhat euro bullgare është të kemi një konkurs në të cilin do të mund të zgjedhim se çfarë të jetë simboli në to, tha zëvendëskryeministri nga qeveria e përkohshme Atanas Pekanov në lidhje me planet për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024. Sipas ministrit, në monedhat duhet të vendoset një simbol bullgar, për të cilin jemi krenarë.

Ekonomia po përballet me një pasiguri të madhe, ndër arsyet për këtë janë lufta në Ukrainë, inflacioni i lartë, si dhe ngadalësimi ekonomik në Kinë, që ndikon në zhvillimin e ekonomisë globale, paralajmëroi zëvendëskryeministri. Pekanov pret që paratë nga BE-ja në këstin e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të arrijnë së shpejti, pas vendimit përkatës të Komisionit Evropian.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi inkurajon Bullgarinë të vazhdojë në rrugën drejt adoptimit të euros

Ministrat e financave të eurozonës diskutuan zbatimin e kërkesave për vënien në qarkullim të monedhës së përbashkët në Bullgari, njoftoi kryetari i Eurogrupit Paskall Donahju pas një takimi në Bruksel, transmeton BTA. Ai theksoi se, sipas BE-së,..

botuar më 24-07-16 11.24.PD

Mungesa e drejtimit dhe prioriteteve të qarta politike fuqizon administratën

"Punonjës në administratë nuk janë fjalë të pista" – me një slogan të tillë në fillim të muajit prill, punonjësit e shtetit protestuan nën dritaret e qeverisë. Shkak kanë qenë pagat e ulta të punonjësve në administratën shtetërore krahasuar me pagën..

botuar më 24-07-11 7.30.PD

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD