Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kanë hequr bllokadën për përfundimin e autostradës për në Greqi

Gryka e Kresnës
Foto: BGNES - arkiv

Këshilli Kombëtar i Diversitetit Biologjik i dha Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave një mundësi të re për të përfunduar autostradën “Struma” përmes Grykës së Kresnës. Këshilli miratoi qëllime të detajuara ekologjike për zonën e mbrojtur të Grykës. Procedura ishte një pretekst që qeveria e mëparshme të bllokonte ndërtimin.

Për ta bërë këtë, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave ka manipuluar të dhënat nga konsulentët e jashtëm, njoftoi Agjencia e Rrugëve.

Të dhënat e aktualizuara nga qeveria e përkohshme u përgjigjen rregulloreve evropiane dhe lejojnë që rruga e ardhshme në Grykë të ndahet në të dy drejtimet. Sipas ekspertëve, në këtë mënyrë nuk ka nevojë për më shumë tunele, arrihet siguria rrugore dhe ndërtimi është më ekologjik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 gushtin

Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..

botuar më 24-08-07 7.40.MD

Pajisjet e Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk do të shfrytëzohen për Centralin “Kozlloduj”

Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..

botuar më 24-08-07 6.33.MD

Ushtarakë bullgarë do të trajnojë ushtarë ukrainas

Qeveria e përkohshme lejoi ushtrinë bullgare të trajnojë ushtarë ukrainas në territorin e vendeve anëtare të NATO-së. Në arsyetimet theksohet se me këtë vendim vendi ynë shpreh mbështetjen për Ukrainën, mbron vlerat euroatlantike dhe forcon..

botuar më 24-08-07 5.51.MD