Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për turizmin dentar

Mysafirë nga BE, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë përdoruesit më të shpeshtë të këtij lloj shërbimi në vendin tonë

Foto: pixabay

Kostot e larta të shërbimeve dentare dhe mbulimi i kufizuar i sigurimeve janë arsyeja pse njerëzit drejtohen tek i ashtuquajturi turizëm dentar, ku kombinojnë me sukses pushimet jashtë vendit me trajtimin dentar buxhetor. Në vitin 2022, tregu global për turizmin dentar pritet të arrijë në 6.7 milionë dollarë, ku pritet një rritje globale prej 13.6% të shitjeve të këtij shërbimi, raporton organizata amerikane Future Market Insights (FMI).

Bullgaria është ndër destinacionet e kërkuara për këtë lloj turizmi për shkak të mjekëve shumë të kualifikuar, pajisjeve moderne dhe vendeve të mrekullueshme turistike. Por jo vetëm. Sipas të dhënave jozyrtare, çdo vit nga 10 deri në 20 mijë shtetas të huaj mbërrijnë në vend për shkak të turizmit dentar. Krahas tyre, gjatë periudhës së pushimeve, klinikat tona dentare mezi e përballojnë fluksin e bullgarëve që jetojnë jashtë, të cilët pushimet në vendlindje i kombinojnë me trajtimin dentar, sepse këtu kushton shumë më lirë. Pikërisht çmimet e ulëta janë arsyeja pse të gjithë zgjedhin Bullgarinë, mësojmë nga Dimitar Dimitrov, pronar i një prej kompanive më të vjetra të turizmit dentar në vendin tonë.

“Bullgaria tashmë është një nga destinacionet kryesore në hartën e këtij lloji të turizmit mjekësor. Na zgjedhin për disa arsye. Para së gjithash është buxheti. Këtu, procedurat dentare janë shumë më të lira se në vende si Britania e Madhe, për shembull. Përveç kësaj, shërbimet tona janë në një nivel shumë të lartë. Ne punojmë me materiale të cilësisë gjermane dhe amerikane dhe përpiqemi të jemi konkurrues me destinacionet e tjera evropiane për turizmin dentar. Kjo është arsyeja pse ne kemi pacientë si nga vendet e BE-së ashtu edhe nga ato jashtë Europës. Unë do t'ju jap një shembull. Në Britaninë e Madhe çmimi i një implanti është rreth 2 mijë paund, ndërsa në Bullgari kushton 1000-1200 leva, pra paketa, duke përfshirë akomodimin në hotel, biletë avioni, ekskursion dhe trajtim dentar është me çmim shumë herë më të ulët sesa në vendet e tjera”, thotë Dimitar Dimitrov.


Gjysma e pacientëve që udhëtojnë nga BE-ja përfitojnë nga mbulimi i pjesshëm i fondeve shëndetësore në vendet e tyre. “Ne e përgatisim dokumentacionin mjekësor që u nevojitet në mënyrë që një pjesë e shpenzimeve të rimbursohen nga sigurimet shëndetësore”, thotë Dimitar Dimitrov. Çdo muaj kompania e tij merr rreth 5 mijë kërkesa nga jashtë dhe xhiroja e saj vjetore është nga 60 deri në 100 mijë leva.

Përveç arsyeve shëndetësore, njerëzit vijnë edhe për procedura thjesht estetike - zbardhje dhëmbësh, pastrim gurëzash, montim protezash etj. Si i kalon pushimet mjekësore një pacient në Bullgari?

“Procedura është e tillë – ai pritet në aeroport, akomodohet në hotel ose në klinikë, në varësi të situatës, kryhet ose fillon manipulimi. Pas kësaj, pacientët kanë kohë të lirë, të cilën e organizojnë sipas një programi tërësisht individual. Ata vizitojnë Bullgarinë, më së shpeshti Melnikun dhe Manastirin e Rillës, të cilët preferohen nga adhuruesit e turizmit kulturor. Shumë prej tyre duan të njohin Sofjen më në detaje. Për këtë qëllim bashkëpunojmë me agjencitë turistike që u ofrojnë guida”, thotë Dimitar Dimitrov.

Klinika dentare të specializuara në shërbimin e shtetasve të huaj në lidhje me turizmin dentar gjenden në të gjithë Bullgarinë, por më së shumti në Sofje dhe në Detin e Zi, ku gumëzhin gjatë sezonit aktiv turistik. Mysafirë nga BE, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë përdoruesit më të shpeshtë të këtij lloj shërbimi në vendin tonë.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Pixabay, Alldental.bg

Më shumë nga rubrika

Turizmi me kroçera, adrenalina e lartë, opera mes shkëmbinjve – Bellogradçiku pret një vit të suksesshëm 2023

83 mijë bullgarë dhe 18 mijë mysafirë të huaj ka pritur Bellogradçiku gjatë vitit 2022, me të cilën qyteti piktoresk veriperëndimor pothuajse arriti vitin e suksesshëm turistik 2019, mësojmë nga nënkryetari i bashkisë Rosen Mlladenov. Gjithashtu,..

botuar më 23-01-24 6.14.MD
Pamje drejt Plovdivit nga Nebet Tepe

Plovdiv – një qytet me shumë histori dhe njerëz të këndshëm

Plovdivi, qyteti i dytë më i madh në Bullgari, me rrugët e tij komode qendrore, ndërtesat shumëngjyrëshe dhe mikpritjen e banorëve të tij, të bën që të dashurohesh me te që në takimin e parë. Banorët e Plovdivit do t'ju udhëheqin me kënaqësi në vendet që..

botuar më 23-01-21 2.05.MD

Bullgaria është ndër destinacionet turistike të kërkuara në një ekspozitë në Madrid

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare turistike FITUR në Madrid (18-22 janar). Ajo synon turizmin masiv dhe kryeqyteti spanjoll tradicionalisht pret një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e turizmit në mbarë botën. Vendi ynë merr..

botuar më 23-01-21 8.15.PD