Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Moti mbetet i ngrohtë për muajin dhjetor

Foto: BGNES

Paraditen e së martës dukshmëria do të jetë e zvogëluar përgjatë Danubit dhe në lugina. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 4°, në kryeqytet - 2°. Para mesditës do të jetë me diell, më pas do të ketë vranësira, por nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të depërtojë ajër i ftohtë nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje rreth 10°.

Vranësirat përgjatë Detit të Zi do të jenë të ndryshueshme, pas mesditës - të konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë 11-13°, pak më e lartë se temperatura e ujit të detit. Eksitimi i detit do të jetë deri në 3 pikë.

Vranësirat mbi male do të jenë të ndryshueshme dhe me erë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m deri në 2°.

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të ndryshueshme por moti do të mbetet pa reshje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD