Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekziston një rrezik i vazhdueshëm i sabotimeve ruse në Bullgari

Foto: BGNES

Ka rreziqe të sabotimeve të reja ruse kundër industrisë ushtarake bullgare, tha gazetari investigativ Hristo Grozev në një videomesazh në tryezën e rrumbullakët në parlament me temë: "Ndikimi i dezinformatave në kushtet e krizave gjeopolitike".

Sipas Bellingcat, në prill 2016, ka pasur një përpjekje të përgatitur nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Rusisë për të destabilizuar Bullgarinë me dy grupe paraushtarake bazuar në modelin e zbatuar në Mal të Zi. Plani ishte që më shumë se 700 protestues të përpiqeshin të merrnin pushtetin, por shumica u arrestuan paraprakisht, tha Grozev. Ai akuzoi mediat se kanë kontribuar në shkurt 2022 që bullgarët të kenë një pozicion pro-rus ose neutral ndaj luftës në Ukrainë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gorica Grënçarova-Kozhareva është kryeministrja e re në detyrë

Kreu i shtetit Rumen Radev zgjodhi kryeministre në detyrë Gorica Grënçarova-Kozhareva, nënkryetare e deritanishme të Dhomës së Auditimit. Kushtetuta nuk përcakton një afat në të cilin ushtruesi i detyrës së kryeministrit duhet të paraqesë përbërjen..

botuar më 24-08-09 11.54.PD
Petër Dimitrov

Për shkak të thatësirës, Bullgaria ka vështirësi në furnizimin me ujë shtesë për Turqinë dhe Greqinë

Nga ana turke kemi një kërkesë nga ambasada në Sofje në fund të korrikut për të siguruar sasi shtesë uji nga lumi Marica. Nuk kemi një dalje të rregulluar përgjatë lumit Marica. Situata në Bullgari është jashtëzakonisht alarmante duke pasur parasysh..

botuar më 24-08-09 10.04.PD

Parashikimi i motit për 9 gushtin 2024

Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot i kthjellët Të premten do të mbizotërojë mot me diell. Rritje të përkohshme më të ndjeshme të vranësisë do të ketë në gjysmën veriperëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare në..

botuar më 24-08-08 7.35.MD