Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

40% e produkteve të qumështit bullgar janë qumësht i importuar

Foto: arkiv

Blegtorët bullgarë derdhin qumështin sepse nuk ka interes për të dhe prodhuesit blejnë qumësht të importuar. Në të njëjtën kohë, shteti derdh miliona për të mbështetur mbarështimin e kafshëve, tha për Radion Kombëtare Bullgare /BNR/ Simeon Karakolev, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe Dhive.

Sipas Karakolevit, 40% e produkteve të qumështit që konsumojmë nuk janë nga qumështi bullgar. Ndërkohë, një kilogram djathë del nga qumështorja me 8.5 euro me TVSH, ndërsa në zinxhirët e shitjes me pakicë kushton më shumë se 15 euro me TVSH. Arsyeja, sipas tij, është se shteti nuk ka një instrument me të cilin të rregullojë spekulimet dhe në këtë situatë vuajnë edhe prodhuesit e lëndëve të para, edhe konsumatorët.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD

Nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare

Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..

botuar më 24-08-23 4.03.MD