Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar fitoi titullin evropian në mundje të lirë

Georgi Ivanov
Foto: bul-wrestling.org

Georgi Ivanov ka triumfuar me titullin evropian në kampionatin e mundjes për moshën deri në 23 vjeç në Bukuresht. Në finale në kategorinë 125 kilogramë stil i lirë, bullgari kishte epërsi ndaj ukrainasit Volodimir Koçanov dhe fitoi me nokaut teknik me 10:0.

Ari në Bukuresht është suksesi më i madh në karrierën e të riut tonë Georgi Ivanov, i cili vitin e kaluar u bë fitues i bronztë i kampionatit kontinental në moshën deri në 20 vjeç. Ivanov është kampion i Bullgarisë tek meshkujt dhe tek juniorët. Në kryeqytetin rumun, mundësi nga Dimitrovgrad ka arritur dy fitore bindëse - ndaj Azamat Hosonov nga Greqia me 6:0 dhe ndaj turkut Al Efes me 6:2 në gjysmëfinale.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria po dërgon tre atletë në Paraolimpiadën në Paris

Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..

botuar më 24-08-25 8.45.PD

Kampionët nga podiumet botërore të sporteve luftarake mblidhen në Bullgari

Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..

botuar më 24-08-24 9.30.PD

Në Sofje fillon turneu i çiklizmit në vend

Sonte, në orën 17:30, para tempullit, “Shën Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes do të jepet fillimi i turneut të 71-të të çiklizmit në vend. Gara sportive e cila do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht do të përfundojë në qytetin Gabrovo. Në të do..

botuar më 24-08-24 6.15.PD