Prodhuesit e mjedrave dhe luleshtrydheve protestuan pranë fshatit Trapishte, rajoni i Razgradit, në Bullgarinë Verilindore. Për rreth një orë ata bllokuan rrugën kryesore Razgrad – Tërgovishtë. Shkaku i pakënaqësisë është rritja e madhe e çmimit të ujit për vaditje e paralajmëruar nga kompania shtetërore “Sistemet Ujitëse”. Uji vaditës për sezonin 2023 është mbi 300% më i shtrenjtë.
“Nuk duam ujë falas, nuk duam dhurata, ne duam të paguajmë gjithçka, por brenda kufijve të arsyeshëm. Kjo është një rritje drastike", tha për BNR Bozhidar Petkov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Kultivuesve të Mjedrës. Ai shpjegoi se me këtë çmim mjedrat dhe luleshtrydhet bëhen të pashitshme. Një javë më parë, zëvendësministri i bujqësisë Todor Xhikov i tha BNR se shteti do të kompensojë diferencën e çmimit të ujit nga ky vit nga viti 2022. Megjithatë, sipas Petkovit, situata mbetet e pandryshuar.
Shteti nuk mund të sigurojë menjëherë mjete për kompensimin e pemëtarisë dhe perimtarisë për shkak të rritjes drastike të çmimit të ujit për vaditje, pasi që nevojitet edhe miratimi nga Brukseli, tha ministri Javor Geçev.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..